
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Osmani ka thënë se Stubb është mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të Kosovës.
“Takim përmbajtësor me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, mbështetës i kahmotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë. Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët. 🇽🇰🇫🇮”, ka shkruar Osmani.