Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjen dy vetura luksoze në Prishtinë

Gazeta10
19 July 2024 - 12:42

Janë djegur dy vetura në një lagje të Prishtinës.

Zjarri ka arritur të lokalizohen pas intervinimit të zjarrfikësve.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar si shkak i zjarrit.

Në pamjet shihet që veturat janë djegur tërësisht. Veturat e përfshira nga zjarri janë të tipit Golf dhe BMW.

Zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se në lagjen “Marigona Rezidencë” sot gjatë ditës dy vetura janë përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq sipas, Borocit nuk raportohet për të lënduar.

Ai ka thënë se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, tha ai per EO.

“Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.