Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gani Geci reagon për vrasjen e Faton Harjizit, zbulon bisedën e fundit me të në burgun e Smrekonicës

Gazeta10
19 July 2024 - 17:06

Gani Geci ka reaguar pasi në Serbi është vrarë Faton Hajrizi. Geci ka ngushëlluar familjen Hajrizi, ndërkohë ka ndarë edhe një pjesë të bisedës me Faton Hajrizin, të cilën thotë se e kishte bërë në ditën që vetë ishte liruar nga burgu i Smrekonicës.

Geci ka treguar se Faton Hajrizi e kishte përcjellë atë ditë deri tek dera e burgut dhe thotë se e kishte porositur që të qëndrojë mirë në burg, meqë është burg i tipit të hapur.

Tutje ish-deputeti Geci shkruan se ia kishte lënë të gjitha gjërat e veta Faton Harjizit kur kishte dalë nga burgu, dhe tregon edhe për një vizitë që Hajrizi e kishte bërë tek kompania e Gani Gecit gjatë një vikendi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.