Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Galatasaray dëshiron transferimin e Rashicës në mënyrë permanente

Gazeta10
21 September 2022 - 12:44

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, duket se do të qëndrojë te Galatasaray përtej huazimit njevjeçar që e ka te kjo skuadër, transmeton Gazeta10.

Siç raportojnë mediat turke, Rashica e ka bindur trajnerin e skuadrës turke Okan Buruk dhe Galatasaray dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesit nga Vushtrria.

Gjithnjë sipas mediave turke, sulmuesi nga Kosova është shumë i lumtur me jetën në Stamboll dhe që është pjesë e një top klubi si Galatasaray.

Te gjiganti turk janë të bindur se Rashica do të shpërthejë në elitën e futbollit turk dhe kryesia e Galatas kanë nisur bisedimet me Norwichin për blerjen e sulmuesit ‘Dardan’.

Rashica gjatë afatit kalimtar veror kaloi te Galatasaray në formë huazimi nga ekipi anglez Norwich City.

26-vjeçari debutoi në ndeshjen ndaj Kasimpasa, ndërsa pas pushimit të ndeshjeve me Kombëtare, ai pritet të ketë më shumë minutazh.

Nga shitja e Rashicës, Norwich City pritet të përfitojë rreth shtatë milionë euro. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.