Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla shmanget pasi gazetarja e pyet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve

Gazeta10
27 July 2024 - 10:39

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zgjedhur që t’i shmanget pyetjes se çfarë ka bërë Qeveria për çështjen e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës.

Pasi gazetarja e ka pyetur, kreu i MPB-së s’ka dhënë përgjigje me arsyetimin se s’është momenti për të folur për një problematikë të tillë, ndonëse aktiviteti lidhej me nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ishte vrarë në krye të detyrës.

“Sot është dita e krenarisë, dita e lavdisë, dhe do të mbetemi aty, faliminderit”, i është përgjigjur ministri Sveçla gazetares dhe më pas është larguar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.