Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Barna në vlerë të 20 mijë eurove, para në euro e dinarë – krejt çka u sekuestrua në aksionin policor në Prizren

Gazeta10
30 July 2024 - 10:05

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer dje një aksion policor në Mamushë të Prizren, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për narkotikë e organizim të grupit kriminal.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se gjatë bastisjes në pesë lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë,  sasi e konsiderueshme të barnave  ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 29.07.2024 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin  se të njëjtit  në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar:  katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë,  sasi e konsiderueshme të barnave  ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.