Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani i uron presidentit të Singaporit, Ditën Kombëtare

Gazeta10
09 August 2024 - 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar presidentit të Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, Ditën Kombëtare të Singaporit me urimin që partneriteti i të dy vendeve të përparojë në kërkim të rrugëve të reja bashkëpunimi sidomos në fushën e inovacionit.

Në një postim në ‘platformën ‘X’, presidentja Osmani ka shkruar se partneriteti i qëndrueshëm midis vendeve tona është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe një miqësi të gjatë.

 “Urime presidentit Tharman dhe popullit të Singaporit për Ditën Kombëtare të Singaporit! Partneriteti i qëndrueshëm midis vendeve tona është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe një miqësi të gjatë. Kosova është e përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë themel, duke kërkuar rrugë të reja bashkëpunimi që pasqyrojnë frymën tonë të përbashkët të inovacionit dhe progresit në mes të Kosovës e Singaporit”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.