Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Gazeta10
10 August 2024 - 22:20

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Koreticë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa të lënduarit po trajtohen për plagët e marra. Gjendja e tyre nuk është bërë ende e ditur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.