Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Burojë e Skenderajt, zbulohet lapidari përkujtimor në nderim të rënëve të luftës

Gazeta10
11 August 2024 - 14:02

Në fshatin Burojë të Skenderajt, në një ceremoni të organizuar, sot është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, anëtarja e Kuvendit Komunal, Besiana Thaçi, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth.

“Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.