Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Navigacioni ajror i Kosovës u rrezikua dje nga zjarri

Gazeta10
14 August 2024 - 13:22

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka publikuar pamje nga dita e djeshme për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit në afërsi të sistemit radarik në Kodrën e Goleshit.

Sipas tyre dje kishte rrezik ku do të mund të shkaktoheshin dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.

“Falënderojmë personelin tonë të sigurimit, zjarrëfikësit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari’ dhe zjarrëfikësit e Komunës së Lipjanit, për sanimin e këtij rreziku, që do mund të shkaktonte dëme të mëdha edhe për sistemet esenciale të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.