Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Ferizaj, Inspektorati e konfirmon se i dyshuari është polic

Gazeta10
16 August 2024 - 22:41

Një person është vrarë sonte në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.

Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.

Ai për Express tha se dyshohet se vrasja është kryer me një armë jo zyrtare.

“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.