Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

30 ditë paraburgim për gruan që dyshohet për vrasjen e kunatit në Vranjefc

Gazeta10
21 August 2024 - 18:39

Gjykata e Prishtinës ka vendosur që të caktojë një muaj paraburgim për të dyshuarën N.M., e cila është e përfshirë në rastin e vrasjes të ndodhur më 20.08.2024 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Vendimi i paraburgimit është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Medina Gashi, nga Zyra për Informim të Mediave nga Gjykata e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi’ në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.