Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri: Në rrethana të tilla një kryeministër të përgjegjëshëm nuk e kish nxanë gjumi

Gazeta10
22 September 2022 - 15:13

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të KosovësAbelard Tahiri, ka thënë se në rrethana ku gjendet arsimi këto dirë për një kryeministër të përgjegjëshmë nuk e kish nxanë gjumi, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se përpjekja që deputetet e opozitës të lidhen me SBAShK-un janë të kota.

“Tendenca e deputeteëve të shumicës me vendos pozicionin e opozitës në koordinim me SBAShK-un është e kotë dhe është e pashije. Askush këtu as nuk është duke e akuzuar SBAShK-un as qeverinë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se nuk mund të arsyetohet asesi kjo sjellje e tij.

“Sjelljen e tij karshi kësaj situate nuk mund ta arsyetojmë në asnjë rrethanë. Në një rrethanë të tillë një kryeministër të përgjegjshëm nuk kish me mujtë me e nxanë gjumi kur nuk i shkojnë 320 mijë nxënësa në shkollë”, ka thënë më tej Tahiri.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.