Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person në Pejë, i sekuestrohen një armë e një karikatorë, edhe 30 fishekë

Gazeta10
27 August 2024 - 12:04

Ditën e djeshme në rrugën “Mehmet Gradica” ka ndodhur mosmarrëveshje mes dy personave, ku njëri nga ta gjatë fjalosjes ka nxjerrë armën zjarrit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka pranuar se posedon armë dhe atij i janë sekuestruar njё armё pistoletё me gas ISSC, njё karikator i sё njejtёs armё dhe tridhjetё (30) fishekё.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё

paautorizuar tё armёve”

Pejë, 27 gusht 2024

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me personin e dyshuar i njëjti pranon se posedon edhe armё, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё sekuestruar:

Njё (1) Armё pistoletё me gas ISSC cal:9mm

Njё (1) karikator i sё njejtёs armё

Tridhjetё (30) fishekё cal:9mm

I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurë tё rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.