Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Renovimi i Emergjencës, ZKM ndan pamje nga përurimi

Gazeta10
27 August 2024 - 14:57

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë marrë pjesë sot në përurimin e renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se investimet prej 800 mijë euro sjellin përmirësime të dukshme për pacientët dhe lehtësojnë punën e stafit shëndetësor.

ZKM ka ndarë edhe disa fotografi nga klinika e renovuar.

“Pas finalizimit të këtyre investimeve, Kryeministri Kurti theksoi se Klinika Emergjente ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, duke përfshirë hapësirë për triazhim, klimatizim dhe ventilim qëndror, rritjen e kapaciteteve me shtretër të rinj, riorganizimin e tërsishëm të hapësirave të brendshme, banjo dhe nyje sanitare që përmbushin standardët më të larta të higjenës dhe integrimin e telemjekësisë për monitorim të operacioneve në kohë reale. Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, tha se investimet e tilla dhe procese të tjera janë duke vazhduar në QKUK, si edhe në spitalet regjionale”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.