Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maloku: S’kemi pasë zgjidhje,  jemi detyru të protestojmë para MPJD-së,  

Gazeta10
22 September 2022 - 18:09

Ardian Maloku – Kryetar i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, ka thënë se janë detyruar të protestojnë sot para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. 

Maloku në Info10, ka thënë se që nga viti 2017 i kanë adresuar kërkesat e tyre, për të cilat nuk ka pasë zgjidhje, raporton Gazeta10. 

“Shoqata Sindikale që nga themelimi i saj, në vitin 2017, ka pasë reagimet e saj në lidhje me vënien e ligjshmërisë, dhe si e tillë, reagimet e saj vijnë me tentativë të zgjidhjes së problemeve në preventivë. Në rrethana kur shkresat e tilla nuk gjejnë mirëkuptim të menaxhmentit, atëherë natyrisht se kërkohet rrugëzgjidhje prej institucioneve të tjera”, ka thënë ai. 

Më tej, Maloku ka thënë se do të ketë edhe reagime të tjera veç protestës, bazuar në legjislacion./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.