Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis seanca dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat”

Gazeta10
03 September 2024 - 14:20

Një person ka vdekur dhe pesë janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në lagjen Aktash të Prishtinës të dielën e 1 shtatorit.

Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë familja Sekiraqa dhe familja Gashi të njohur si Capat.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar dje se janë ndaluar pesë persona për 48 orë si dhe konflikti ka ndodh për mosmarrëveshje të mëhershme.

Prokuroria Themelore ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Seanca e parë dëgjimore në këtë rast do të zhvillohet në një ambient krejt tjetër, në atë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës së Ortopedisë në Traumatologji, ku po mbahet seancë dëgjimore ndaj pesë të plagosurve në rastin mes grupeve Sekiraqa dhe “Capat”.

I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.