Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia trembet” – Buzhala komenton sulmet e mediave serbe ndaj Kanal10

Gazeta10
03 Shtator 2024 - 21:12

Emisioni i parë i sezonit të katërt që nisi mbrëmë me transmetim direkt nga veriu i Mitrovicës ngjalli reagime të shumta mediatike në Serbi.

Viktor Buzhala i ftuar në Politiko deklaroi se transemtimi i mbrëmshëm ishte pasqyrim shtesë mbi gjendjen e qetë në Veri.

“Media e sidomos një media e pavarur e cila njihet më shumë si media opozitare se sa e pozites shkon atje, atëherë kjo sigurisht që është një fakt shtesë për pasqyrimin e asaj çka ndodh atje”, deklaroi Buzhala.

E sulmet mediatike nga Serbia, sipas Buzhales kanë këtë arsye:

“Shihet ashiqare që Vuçiqin dhe qeverisë serbe i konvenon fshehja e së vërtetës, pra po frikësohen mos po del e vërteta. Situata atje është e qetë, shumë e normalizuar, kam qenë edhe vet atje”, shtoi ndër tjerash ./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.