
Ura e Ibrit vazhdon të jetë temë diskutimi tash e sa kohë, e në veçanti pas veprimeve të qeverisë aktuale për hapjen e saj.
Sipas gazetarit, Adrian Qollaku vizita e shefit të CIA-së ndikoi në këtë proces.
“Në çdo takim që e ka pas kryeministri Kurti e ka përmend urën, e ka gjet momentumin me përmend dhe ka besu që do të bëhet kauzë mirëpo erdh shefi i CIA-së dhe kjo punë morri fund”, deklaroi Qollaku.
“Ura nuk hapet para zgjedhjeve, përkohësisht është mbyll mirëpo kjo urë do hapet”, shtoi mes tjerash ai.