Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nagavci e Bulliqi i duatrokasin zgjidhjes së diskutueshme që Kurti i bëri ekuacionit në një shkollë në Llap

Gazeta10
04 Shtator 2024 - 17:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Kurti zgjidhi një detyrë matematike aty, mirëpo në rrjetet sociale ka shumë komente se i pari i vendit këtë detyrë e ka kryer gabim.


Bëhet fjalë për një detyrë me të panjohur (X).

Detyra ishte kjo: -(3x) – (-5) = (-5x) – (-2) +3

Sipas Kurtit, X është 5.

Mirëpo në rrjetet sociale po qarkullon një version tjetër, që X është 0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.