
Gazetari Ardian Çollaku ka thënë se arrestimi i politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç ka qenë i panevojshëm.
Arsenijeviç është arrestuar sot nga Policia pasi kishte fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.
Çollaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Arsenijeviq s’do të përfitojë diçka në aspektin politik nga ky arrestim.
“Në këtë situatë nuk mendojë se do të përfitojë diçka Arsijeneviq, për pos ndoshta Kurti do të ishte dashtë t’iu thotë lëreni djalin të protestojë se nuk ka ndonjë efekt për në veri”, ka thënë Çollaku.
Tutja ai ka thënë se kryeministri Kurti në mënyrë perfekte po bën fushatë me veriun që të hyjë fuqishëm në zgjedhje. /GAZETA10/