Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mungoi gjatë, Altin Gjokaj rikthehet në stërvitje te Prishtina

Gazeta10
12 September 2024 - 16:43

 Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se portieri, Altin Gjokaj është rikthyer në stërvitje.


Portieri i Kosovës U21 kishte lënduar miniskusin, ku mbeti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Në njoftimin e skuadrës nga kryeqyteti thuhet se Gjokaj tashmë është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën.

“Pas lëndimit të miniskusit, operimit nga dr. Qerim Kida dhe rikuperimit të suksesshëm, portieri ynë është rikthyer duke iu bashkuar skuadrës në seancat stërvitore”, shkruhet në njoftimin e skuadrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.