Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë pranë vendit ku po qëndron Trumpi

Gazeta10
15 September 2024 - 22:57

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në West Palm Beach të Floridas, ku gjendej kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump.

Zëdhënësi i tij, Steven Cheung, ka thënë se Trump është i sigurt, por pa dhënë informacione shtesë.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, ka thënë zëdhënësi i fushatës.

CNN ka raportuar Trump po luante golf në momentin kur u dëgjuan të shtënat.

Më 14 korrik të këtij viti, Trump ishte qëlluar me armë zjarri në një tubim elektoral në Butler të Pensilvanisë. Ai ishte duke mbajtur fjalim, kur një plumb preku veshin e tij të djathtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.