Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Krasniqi: Ballkani nuk e ka forcën e viteve të kaluara

Gazeta10
16 September 2024 - 15:48

Sezoni 2024/25 e gjeti Ballkanin me ndryshime të shumta në skuadër.

 

Fillimisht shumë lojtarë kyç si Edvin Kuç, Armend Thaqi, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Lumbardh Dellova dhe Vesel Limaj u larguan nga kampioni i Kosovës, ndërsa pas xhiros së katërt ekipi nga Suhareka mbeti edhe pa trajnerin Ilir Daja.

 

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ramiz Krasniqi i ftuar të dielën në emisionin Kampionët, deklaroi se ky Ballkan nuk e ka forcën që e kishte viteve të kaluara.

 

“Mendoj që Ballkani nuk është i njëjti si viteve të kaluara. Nuk e ka atë forcën, intensitetin dhe sigurinë që e ka pasur në dy apo tre edicionet e kaluara. Ballkani në vitet e kaluara në çdo repart ka qenë më dominues se 90% të skuadrave në Superligë”, deklaroi Krasniqi.

 

Ballkani në fundjavë që lamë pas shënoi fitoren e parë nën urdhërat e trajnerit Artim Pollozhani, ku triumfoi ndaj Prishtinës me shifrat 1-0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.