Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj prezanton dy aderime në NISMA

Gazeta10
17 September 2024 - 16:03

Kreu i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar dy aderime. Sipas tij, Limajt dy aderimet janë vlerë e shtuar për partinë si dhe për vendin.

“Sot kam kënaqësinë që para juve dhe opinionit publik, para anëtarësisë së gjerë të Nismës Socialdemokrate të bëjë prezantimin e ardhjes së re. Një ekip të njerëzve të angazhuar me përvojë intelektualë, familjarë, aktivistë e veprimtarë që një pjesë e tyre një jetë ia kanë kushtuar jetës publike dhe angazhimit publik. Sot prezantojmë para jush doktorin, stomatologun, ne jemi me një përvojë të jashtëzakonshme edhe legjislative edhe ekzekutive me Ismet Hajdinin i cili nga sot po i bashkohet Nismës”, u shpreh Limaj.

I aderuari, Gëzim Ibrahimi përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate, raporton Ekonomiaonline.

Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e NISMA-së.

Ibrahimi tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Arsye tjetër, Ibrahimi tha se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Social Demokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.