Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita rikthehet te fitoret, i shkakton Malishevës humbjen e parë sezonale

Gazeta10
18 September 2024 - 17:07

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e parë e Superligës së Kosovës.

 

Kjo përballje nisi më mirë për Dritën që arritën të fitojnë penallti në minutën e 23-të pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Arbër Prekazi.

 

Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi që ishte i saktë për 1-0.

 

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për gjilanasit që arritën të shtonin epërsinë pas një aksioni të bukur.

 

Iljasa Zylfiji bukur u fut në zonë ku asistoi për Veton Tushën i cili shënoi për 2-0.

 

Por ndeshja u hap në minutën e 79-të, kur Atin Aliu me një goditje të bukur dhe të saktë shënoi për 2-1.

 

Edhe pse të dy skuadrat u munduan të shënonin, deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe gjilanasit morën fitoren e dytë në kampionat nga tri ndeshje dhe tani me 6 pikë janë në vendin e gjashtë.

 

Malisheva pas pesë ndeshjeve ka 10 pikë dhe mban vendin e dytë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.