Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Godet’ Haradinaj: Kurti ka me e pas zor me i ikë burgut për korrupsion

Gazeta10
18 September 2024 - 21:55

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti për ‘zhytje’ në korrupsion.

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10, Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti do të dal me e korruptuara jo vetëm në rajon, por shumë me shumë.

Sipas tij, ministrat e Kurtit dhe vet ai do ta kenë vështirë që t’i shpëtojnë burgut për shkak të korrupsionit, raporton gazeta10.

“ka aktakuza që kanë filluar, ka procese të shumta, ka hetime. Në parlament askush nuk e mohon që janë dhënë qindra tender një burimor, e tenderi një burimor jepet vetëm në ndonjë emergjencë dhe këta ja kanë dhënë dostave. Është e pamundshme që t’i shpëtojnë akuzave, burgut shumica e këtyre. Unë besoj qe edhe Kurti ka me pas zor t’i shpëtoj burgut për korrupsion”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.