Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

VV-SBASHK-u | Akuza e përplasje për grevën në arsim, në Info10

Gazeta10
23 September 2022 - 17:55

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza ka thënë në Info10 se Këshilli Grevistë ka refuzuar vazhdimisht që të bëhen pjesë e iniciativave të Qeverisë, një refuzim i tillë kishte ndodhur sipas saj, edhe tani në prezantimin e Pakosë së Inflacionit të prezantuar nga ekzekutivi.

Fejza tha se të gjitha kërkesat e sindikatës së arsimit janë plotësuar dhe se pavarësisht kësaj, ka pasur një bllokim nga ana e tyre, shkruan Gazeta10.

“Vazhdimisht kanë qenë të ftuar që të bëhen pjesë e këtyre inciativave, të gjitha këto kanë qenë kërkesa të tyre, mirëpo ka pasë një refuzim dhe bllokim nga ana e Këshillit Grevistë për tu bashkangjitur. Në Pakon e Inflacionit që ka qenë e prezantuar nga Qeveria, aty Këshilli Grevistë ka qenë i ftuar edhe si rezultat i kërkesave të tyre, por edhe si sukses i sindikatave, mirëpo këta kanë refuzuar që të jenë pjesë e diskutimeve të kësaj pakoje”, tha Fejza në Info10.

Por, me një deklaratë të tillë nuk u pajtuar nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjosa Shala që sipas saj, asnjë prej kërkesave të grevës, nuk është plotësuar, shkruan Gazeta10.

“Një gjë e tillë nuk është e vërtetë, ngaqë edhe në Komisionin për Arsim, u tha se janë plotësuar 99 për qind e kërkesave të SBASHK-ut. Nuk është e vërtëtë, ngaqë janë plotësuar 99 për qind të kërkesave ato që kanë qenë për paralajmërim të grevës. Ndërsa, sa i përket kërkesave të paraqitura nga BSPK-ja me rastin e shpalljes së grevave, asnjë prej tyre deri tani nuk është plotësuar”, u kundërpërgjigj nënkryetarja e SBASHK-ut, Shala/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.