Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Berat Lahu suspendohet nga Vetëvendosja

Gazeta10
23 September 2022 - 18:30

Berat Lahu është suspenduar nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje.

Për Gazetën10 e ka bërë të ditur vet kjo parti e cila ka thënë se deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, Berat Lahut i suspendohet anëtarësia, raporton Gazeta10.

“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat, përgjatë viteve 2016 – 2018 dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik. Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, thuhet në një përgjigje të Lëvizjes Vetëvendosje drejt Gazeta10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.