Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Studentët nga Zvicra vizitojnë Kanal10

Gazeta10
23 September 2022 - 20:55

Një grup i studentëve nga Zvicra kanë qëndruar për disa ditë në Kosovë nga ku kanë krijuar përshtypje tjera prej informacionet të cilat i kishin marrë.

Gjatë vizitës bërë ambienteve të televizionit Kanal10, ata janë shprehur të kënaqur me avancimin e mediave dhe me pritjen që u kanë bërë të gjithë qytetarët, kudo që i kanë takuar, raporton Kanal10.

Raporti: Arta Mustafa, Kamera: Butrint Ahmeti.

Përfundimi i studimeve, nuk e ndaloi Nexhibe Imerin që të vazhdojë komunikimin me universitetin ku kaloi tri vjet të jetës studentore. Madje, dashurinë për artin e atdheun, po mundohet t’i shkrijë përmes organizimeve të ndryshme në vendlindjen e saj.

Vizitën e nisur për Mannifestën, Nexhibja bashkë me dhjetëra studentë nga Universitetit të Lucernit të Zvicrës, e vazhduan në televizionin Kanal10.

Të impresionuar me mbarëvajtjen dhe punën dinamike ditore në televizion, ata u njoftuan në detaje nga lindja e idesë e deri tek produkti final që shfaqet në transmetim.

Nexhibja thotë se do të punojë edhe më shumë që të njoh qytetarët e vendeve të tjera me kulturën dhe traditat kosovare.

E për Brikena Buqajn, e cila nuk ishte për gjashtë vite në vendlindje, Kosova ishte krejtësisht ndryshe.

Ndërsa, shprehën mbresat që u la puna në televizion dhe vizita e Manifestës, Lunia, Iris, Lu dhe Eris kanë shprehur disa nga pikat më interesante që u kanë mbetur në mendje gjatë udhëtimit.

Madje, për Elis, Kosova ishte vend misterioz nga ato që kishte dëgjuar.

Kjo vizitë e organizuar, për Nexhiben nuk do të jetë e vetmja, e cila thotë se ka në plan të bashkëpunojë me Kolegjin UBT, për shkëmbim të studentëve me Universitetin e Lucernit në Zvicër.

Këta nuk janë turistët e vetëm që pas vizitës, krijojnë përshtypje tjera për Kosovën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.