Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sonte nis emisioni më i ri “PaProtokoll”, priten debate të forta!

Gazeta10
24 September 2024 - 19:19

Sonte në orën 22:30, emisioni “Pa Protokoll” sjell një diskutim të thellë mbi një temë të ndjeshme dhe shpesh të anashkaluar:

“Paragjykimet ndaj artistëve.”

Të ftuarit e kësaj mbrëmjeje janë figura të spikatura nga bota e artit dhe psikologjisë, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre personale dhe profesionale mbi ndikimin që kanë paragjykimet në krijimtarinë dhe zhvillimin e tyre.

Aktorja Gresa Gashi do të hedhë dritë mbi përballjet e saj në skenë dhe ekran, ndërsa këngëtari Labinot Rexha do të flasë për sfidat që has një artist muzikor në këtë drejtim.

Për t’i dhënë një dimension më të gjerë diskutimit, në studio po ashtu të ftuar Halil Halili dhe psikologu Rron Kastrati do të analizojnë nga këndvështrimi profesional se si paragjykimet ndikojnë në mirëqenien mendore dhe sociale të artistëve.

Moderimi vjen nga Shendrit Lumi, i cili do të drejtojë bisedën me kujdes, për të nxjerrë në pah aspekte të reja dhe të thella të kësaj çështjeje, vetëm në Kanal10. #PaProtokoll

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.