
Të paktën 35 persona janë vrarë në më shumë se një javë protesta që shpërthyen në Iran pas vdekjes së një gruaje të re në paraburgim nga policia, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Gazeta10.
“Numri i njerëzve që vdiqën në trazirat e fundit në vend është rritur në 35 persona”, tha agjencia e lajmeve Borna, e cila është e lidhur me Ministrinë e Sportit, të premten vonë, duke cituar televizionin shtetëror.
Numri zyrtar më parë ishte 17 të vdekur, duke përfshirë pesë personel sigurie.
Demonstruesit kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha anembanë Iranit, përfshirë Teheranin, për tetë net rresht që nga vdekja e Mahsa Amini./Gazeta10.