
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, e ka bërë të ditur se shtatorja e Adem Jasharit vitin e ardhshëm do të jetë në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Sahatçiu ka thënë se ky projekt është futur në buxhetin e 2023 në Komunën e Prishtinës.
“Edhe në Prishtinë, tash, në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit. Një memorie kolektive edhe në Kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu. / Gazeta10