Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidenti tragjik| Pamje ekskluzive nga momenti kur ekipet e shpëtimit kërkojnë të aksidentuarit në Badoc

Gazeta10
06 Tetor 2024 - 14:05

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë. 

Vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badoci

Kanal 10 ka siguruar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit, gjatë mbrëmjes të së shtunës, po kërkonin për trupat e viktimave të këtij aksidenti.

Ndryshe, lajmin për Gazetën 10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka thënë ajo.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti për Gazetën 10. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.