Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizrenasi tenton të fusë monedha floriri në Shqipëri, kapet nga Policia

Gazeta10
15 October 2024 - 15:57

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 56-vjeçari nga Prizreni, i janë gjetur 15 monedha floriri në Morinë, të cilat nuk i kishte deklaruar dhe po tentonte t’i fuste në Shqipëri.

Monedhat janë sekuestruar nga Policia e Shqipërisë dhe 56-vjeçari është poceduar penalisht.

Njoftimi i plotë:

PKK Morinë

Tentoi të fuste në Shqipëri, sende me vlerë (monedha floriri), pa i deklaruar, procedohet penalisht 56-vjeçari (shtetas kosovar).

Sekuestrohen monedhat.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar F. A.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.