
Këtë të martë janë publikuar bisedat mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, në të cilat pretendohet se ajo ka pasur koordinim me Simiq për gjetjen e një zgjidhjeje për rrymën, si dhe për takimin e tij me kryeministrin Kurti.
Analisti dhe njëherësh gazetari Viktor Buzhala ka thënë se bisedat mes Simiq dhe Kusari-Lilës nuk përbëjnë shkelje ligjore, porse ato kanë paraqitur hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta 10.
Ai ka thënë se edhe afera “Pronto” edhe bisedat e këtyre të fundit janë përafërisht të njëjta.
“Bisedat mes Kusari-Lilës dhe Simiq kanë paraqitur hipokrizinë e LVV-së, pasi kanë deklaruar se nuk bashkëpunojnë me Listën Serbe, nuk koordinohemi me ta, as nuk bëjmë asgjë me ta, po e kanë bërë tinxa, më mirë është me bërë haptazi”, tha Buzhala në “Politiko”. /Gazeta10/