Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rutte mban konferencë para takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s

Gazeta10
16 October 2024 - 8:56

Takimi i radhës i Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

Këtë vit për herë të parë takimin do ta mbajë Mark Rutte, sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike pasi nuk ka shumë javë që e pranoi detyrën në krye të NATO-s, njofton Klankosova.tv

Ish-kryeministri holandez sot, 16 tetor, para mediave do të ndajë agjendën për dy ditët e këtij takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Sot duke filluar nga 16:00, Mark Rutte, do të mbajë konferencë për media para takimit të ministrave, 17 dhe 18 tetor.

Në këtë takim të ministrave, Shqipëria do të prezantohet nga ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.