Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj kujton heroin Adrian Krasniqi: Rënia e tij u shndërrua në një burim frymëzimi për të gjithë ne

Gazeta10
16 October 2024 - 14:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin kombëtar, Adrian Krasniqi në 27-vjetorin e përjetësimit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Adrian Krasniqi ishte i edukuar e guximtar.

“Adrianin e kisha mik dhe bashkëluftëtar në ditët e lavdisë. I edukuar, zemërbardhë, guximtar i pashoq, ai mishëronte frymën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën ai dha jetën. Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah me vëllezërit e armëve – Adriani u angazhua në aksione kundër armikut, që shënuan historinë tonë. Rënia e tij heroike, përpara se lufta të shpërthente plotësisht në Dukagjin, ndonëse një humbje e madhe, u shndërrua në një burim frymëzimi për të gjithë ne”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kujtimi i Adrianit dhe i të gjithë atyre që ranë për liri, do të na udhëheq drejt një të ardhmeje më të ndritur.

“Në këtë 27-vjetor, kur përkrah Nënës Mejreme, kujtuam e nderuam Adrianin, riafirmojmë zotimin tonë për një Kosovë të fortë dhe të begatë. Kujtimi i Adrianit dhe i të gjithë atyre që ranë për liri, do të na udhëheq drejt një të ardhmeje më të ndritur për kombin tonë”, është shprehur Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.