
Thomas Tuchel edhe zyrtarisht është emëruar trajner i kombëtares së Anglisë.
Tuchel ka arritur marrëveshje me Federatën Angleze të Futbollit dhe do të jetë në krye të kombëtares nga janari i vitit të ardhshëm.
Trajneri i përkohshëm Lee Carsley do të mbetet në krye të Tre Luanëve deri në përfundimin e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s muajin e ardhshëm, me ndeshje vendimtare jashtë Greqisë dhe në shtëpi me Republikën e Irlandës.
Kjo është përvoja e parë e trajnerit gjermane si përzgjedhës i një kombëtareje.
Tuchel edhe më parë ka qenë pjesë e futbollit anglez me Chelsean, ku pati një periudhë shumë të suksesshme.
Me “Blutë e Londrës”, Tuchel fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2021.
Trajneri gjerman vitin e ardhshëm do të nisë punën me “Tre Luanët”, ku misioni do të jetë kualifikimi në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA-të, Meksikë dhe Kanada.
Anglia me Tuchel në krye synon një trofe në kompeticionet madhore, që i mungon kësaj kombëtareje që nga viti 1966.