
Analistja politike, Shqipe Pantina ka komentuar aksionin e partive opozitare, të cilat janë nisur në drejtim të RTK-së si shenjë proteste, ngaqë ky televizion sot nuk e ka transmetuar në kanalin RTK1 seancën e sotme të Kuvendit.
Ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun është shprehur se i pëlqen ky aktivizim i opozitës, porse ajo ka thënë se ndikimi politik në RTK vazhdon të jetë “deja vu”, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.
“Për mu gjithçka është deja vu, gjithçka është e përsëritur. Përderisa në atë kohë, RTK-në e ka kontrollu partia që ka qenë në pushtet, kryesisht PDK-ja, sot është e njëjta duke ndodhë, vetëm se tani krejtësisht është duke e kontrolluar VV-ja”, tha Pantina. / Gazeta10/