Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fotografia e ditëlindjes së Kusarit, Deliu-Kodra: Dëshmi që të gjitha bisedat janë bërë në koordinim me Kurtin

Gazeta10
16 October 2024 - 21:02

Në rastin e ditëlindjes së deputetes Mimoza Kusari-Lila, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes e ka surprizuar atë në Kuvendin e Kosovës, derisa aty pak më herët po mbahej seancë nga opozita, e ku VV nuk ishte e pranishme.

Këtë fotografi e ka komentuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se ajo është dëshmi që Mimoza Kusari-Lila dhe Dejona Mihali nuk kanë folur vetë në bisedat e publikuara së fundi me Simiqin dhe Krasniqin, porse përmes tyre ka folur kryeministri Kurti, shkruan Gazeta10.

“Të gjitha ato që i kemi dëgjuar nuk do të kishin ndodhur pa ndonjë koordinim me kryeministrin Kurti”, tha Deliu Kodra.

Sipas saj, Mihali dhe Kusari-Lila janë vetëm transmetuese të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.  /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.