
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i është kundërpërgjigjur deputetit të LVV-së, Arbër Rexhajt, i cili mbrëmë në emisionin “Politiko” tha se nuk po marrin pjesë në seanca për shkak të gjuhës denigruese.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, deputeti Selmanaj ka thënë se LVV-ja nuk po merrë pjesë në seanca sepse po i frikësohen se mund ta zemërojnë Mimoza Kusarin.
Tutje, Selmanaj ka thënë se seancat e piskamës, dhunës e gazit lotsjellës janë model i LVV-së dhe jo i opozitës.
“Edhe dje kur e pash festën e datëlindjes kam përshtypjen se ata po frikësohen se mos po e zemërojnë atë dhe nga zemërimi ajo mund ta thotë të vërtetën dhe e vërteta del qe ajo ka folur në emër të Albin Kurtit. Ne si opozitë kemi kërku mjetet demokratike që të mbahet seancë të rregullt kemi kërkuar që kjo temë të diskutohet në seancë të rregullt, shumica parlamentare na ka mujtë me votë, atëherë ne kemi të vetmin mjet kushtetuese, seancat e jashtëzakonshme. Të piskamës, të dhunës, të gazit janë këta, ky është modeli i tyre ne s’jemi të tillë”, ka thënë Selmanaj. /Gazeta 10/