
Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partitët e tjera të opozitës për mungesë të kauzës.
Hajdari ka thënë se LDK është bërë më e zëshme me aderimet e fundit të disa personave në këtë parti dhe se për të përbën hipokrizi reagimi në masë të madhe i opozitës për publikimin e përgjimeve mes Kusari-Lilës dhe Simiq.
“E shoh hipokrizi me reagu në masë të madhe për një komunikim që ka ndodhur mes zonjes Kusari-Lila dhe zotit Zimiq, pavarësisht që e njëjta pretendon se bisedat janë të montuara. Megjithatë është çështje që pritet me u verifiku”, tha Hajdari.
“Ky bashkëpunim ka qenë edhe më i ngushtë, por problem bëhet në momentin që është dikush tjetër dhe pastaj ofendimet dhe kritikat vijnë si pasojë e mungesës së kauzës të artikuluar më herët. Opozita është dashur të krijojë kauza të rëndësishme dhe jo të merret me disa sms që kanë dalë tani e që nuk e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha Hajdari. /Gazeta10/