Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në shtëpi, Policea jep detaje

Gazeta10
18 October 2024 - 16:03

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veselaj, ka konfirmuar rastin e një lëndimi të një personi i cili kishte qenë duke punuar në shtë shtëpinë e tij në Shtime.

Veselaj ka thënë se ngjarja ka ndodhur të enjten në mesditë dhe se personi i lënduar pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime është dërguar n QKUK.

Personi është vetëlënduar me një burgi, derisa ka qenë duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.

“Me datën 17.10.2024 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në shtëpinë e shëndetit në Shtime një person kishte marre lëndime në kokë dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar ne QKUK-Prishtinë.Policia kishte mësuar se ai ishte vetëlënduar nga një mjet shpues (burgi), derisa ishte duke i ndarë drunjtë në shtëpinë e tij.Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar”, ka thënë Veselaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.