Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani në ShBA, merr pjesë në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

Gazeta10
18 October 2024 - 18:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga atje ajo ka lajmëruar se do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.