
Ish diplomati Blerim Canaj ka komentuar takimin e ardhshëm Bislimi – Petkoviq i cili pritet të mbahet më 24 tetor në Bruksel.
Ai ka thënë se edhe vet organizatorët nuk presin që të ketë një marrëveshje por vetëm vazhdimësi të dialogut, raporton Gazeta10.
“Edhe vet organizatorët nuk presin ndonjë rezultat po më shumë e shoh si një përpjekje për të treguar që dialogu është diçka që vazhdon përshak se të dyja palët janë mjaftë të polarizuara edhe në kuptimin e kërkesave edhe në kuptimin e ecurisë, madje ska fare ecuri të implementimit të marrëveshjes”, tha ai në Kanal10.