
Milaim Zeka ka thënë se në zgjedhjet e brendshme të mbajtura të dielën në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i kësaj partie do të ishte mirë të kishte një kundërkandidat serioz siç është kryekuvendari nga ky subjekt, Glauk Konjufca.
Komentatori politik, Zeka madje ka marrë edhe një shembull tjetër, siç ishte gara brenda partisë së ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan Gazeta10.
“Aspak demokratike nuk është. Në LDK herë ka pasë e herë s’ka pasë. S’mund të themi se është lojë demokratike. Na tanë e dimë që Albinin nuk e sfidon askush. Edhe në Gjermani e kanë ditë që Merkreli s’ka kundërkanidat. Unë mendoj që është dashtë të jetë një kundërkandidat. Kundërkandidati më serioz do të ishte Galuk Konjufca”, tha Zeka në Politiko. /Gazeta10