Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme

Gazeta10
21 October 2024 - 21:08

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se ka pasur përmirësime sa i përket situatës së sigurisë në veri  të vendit përgjatë vitit të fundit, duke përmendur në veçanti kontributin e NATO-s, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në këtë pjesë.

O’Brien theksoi se pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme, çka sipas tij, kjo ka ndikuar në të mirë të situatës.

Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova t’u ofrojë besim qytetarëve në veri se ata mund të ketë një të ardhme, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me “njerëzit që u besojnë institucioneve”.

“Është e rëndësishme që qeveria juaj t’u japë besim qytetarëve në veri që kanë të ardhme këtu si individ dhe si pjesëtarë të komunitetit serb. Një besim i tillë e bën çdo gjë shumë më të leht edhe nëse marrim hapa për planifikim, ndërlidhje dhe të mos ketë dhunë. Në fund të fundit ka të bëjë me njerëzit që u besojnë institucioneve”, tha ai.

I pyetur se a sheh lidhjen ndërmjet shtetit serb dhe Banjskës, O’Brien u përgjigj “mendoj se kemi folur shumë për këtë. Ajo që shohim është që shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme”.

Ai theksoi se Radojçiqiq, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, për çka shtoi se “u është premtuar se do të ndodhë”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.