Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kritikat për “prishjen” e raporteve me SHBA-të, Kryeziu-Hyseni: O’Brien sot e tha të kundërten!

Gazeta10
21 October 2024 - 21:41

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hyseni, ka komentuar deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, të dhëna në një intervistë ekskluzive në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Kryeziu tha se përmes deklaratave të tij, O’Brien ka ofruar përkrahje dhe mbështetje për qeverinë dhe kryeministrin aktual që e ka Republika e Kosovës.

Ndërkaq për kritikat e vazhdueshme që janë drejtuar tek Qeveria e Kosovës për raportet me SHBA-të, Kryeziu-Hyseni theksoi se sot O’Brien me deklarimet e tij e tha të kundërten.

“Jemi larg kritikave që vazhdimisht mundohen ta ndërtojnë një hapësirë në mes të qeverisë aktuale dhe SHBA-ve. Unë mendoj se O’Brien e tha sot krejtësisht të kundërten”, tha Kryeziu-Hyseni.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.