
Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka komentuar deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, të dhëna në një intervistë ekskluzive në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Gjini tha se qeveria ka dhënë shenja serioze që nuk do të kuptojë, teksa fajësoi kryeministrin Kurti për zvarritjen e proceseve të rëndësishme për Kosovën.
Sipas tij, Kosova po humbet shumë dhe mesazhet e dhëna nga O’Brien duhet të jenë koha e fundit që qeveria të reflektojë.
“Shpresoj që populli i Kosovës e kupton që Qeveria e Kosovës ka dhënë shenja serioze se nuk do me kuptu. Është çështja që Amerika jo vetëm që nuk është naive, por është sistemi politik më i avansuar në historinë e njerëzimit, që ata njerëz i kanë shërbimet më të sofistikuara, andaj kjo duhet të jetë koha e fundit për qeverinë që të kuptojë”, tha Gjini.
Gjini nuk i kurseu as “kunjat” në drejtim të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se “Amerika s’ka nevojë për më shumë analiza për një qeveri, që sipas tij, dronat i poston në fb, ndësa pasulin e shpall “sekret shtetëror”.
“M’duhet me ju thanë diçka juve në studio, mos kuptoni që Amerika ka nevojë për më shumë analiza për një qeveri, e cila dronat i qet në facebook e pasulin e shpall sekret shtetëror”, tha Gjini. /Gazeta10/